image Dy të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Dy të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Dy persona kanë vdekur dhe 152 të tjerë janë infektuar me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, viktimat e fundit të COVID-19 janë një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare, që të dy nga Tirana, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërkaq, nga 810 mostrat e testuara në 24 orët e fundit, 152 kanë rezultuar pozitive me koronavirusin e ri. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 68 sosh.

Po ashtu, janë shëruar 53 pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Në total në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 11.672 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 340 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 6668, ndërsa janë 4664 raste aktive./Gazeta Sinjali/