Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi që të njëjtit rreth orës 03:30 dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.
Personat dyshohet se kanë dëmtuar një aparat kafeje dhe kanë tentuar t’i marrin parat nga aty. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Personat e arrestuar janë L.H., 19-vjeçar dhe Xh.S., 17-vjeçar, të cilëve policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë të parave.
Personi me inicialet L.H. është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/