Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë të Shqipërisë. Dy të rinj janë konfliktuar me thika, ku nga goditjet një 21-vjeçar ka humbur jetën.
I riu është qëlluar disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. Dyshohet se shkak i përdorimit të thikave ka qenë një konflikt i çastit mes dy të rinjëve. A.Pasha është 21-vjeçari që ndërroi jetë menjëherë pas goditjeve me thikë.
Policia bën me dije se ka identifikuar autorin, 22 vjeç, me inicialet F.Keta. Forca të shumta policie janë vendosur në ndjekje të tij, pasi dyshohet se pas vrasjes është larguar në zonat periferike të Bulqizës.