Dy të mitur janë arrestuar nga Policia në Prishtinë.
Sipas Policisë, të miturit dyshohet se më 7 nëntor kanë keqtrajtuar dhe kanë dhunuar seksualisht një femër të moshës madhore, shkruan Gazeta Sinjali.
Ende nuk është bërë e ditur përkatësia etnike e të miturve që janë arrestuar.
Në konsultim me prokurorin, rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/