Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari”, afër objektit të EULEX-it në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Sinjali se dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth ores 07:00 në rrugën ,,Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.
Një sinjalizues paraprakisht ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e dëmtuar në pjesën e përparme. /Gazeta Sinjali