image Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kosovë

Siguri/ Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila njoftoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu njoftoi se me rastin në fjalë po merret njësiti i trafikut rrugor./GazetaSinjali/