image Dy të lënduar në aksidentin ku u rrokullisën veturat në Suharekë, Policia jep detaje

Siguri

Dy të lënduar në aksidentin ku u rrokullisën veturat në Suharekë, Policia jep detaje

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sot në Vraniq-Bukosh të Suharekës, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili tha se si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy të lënduar, të cilët kanë marrë trajtimet mjekësore.

”Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy  automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj. Kemi të lënduar dy të lënduar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.  Me këtë rast është duke u marrë njësiti rajonal që po merret me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ai.

Pamje nga aksidenti:

/GazetaSinjali/