image Dy të arrestuarit në Prishtinë dyshohen për tri vepra penale

Kosovë

Policia/ Dy të arrestuarit në Prishtinë dyshohen për tri vepra penale

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin e publikuar pak kohë më parë  nga Gazeta Sinjali lidhur me arrestimin e dy personave për ryshfetë me patentë shoferë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka deklaruar për Gazetën Sinjali se dy personat janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 414, “Marrja e ryshfetit” neni 421 dhe “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat”.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht më herët se në mesin e të prangosurve është ekzamineri  Gëzim Kryeziu, i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një kandidat për pajisje me patent shofer në Prishtinë. Ai është edhe Asamblist i Komunës së Therandës nga Iniciativa Qytetare e Therandës

Bashkë me Kryeziun është arrestuar edhe Ekrem Zhegrova nga “Money Gram”, i dyshuar për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi, thonë burimet e Gazetës Sinjali. / Gazeta Sinjali/