image Dy të arrestuar për grabitjen e armatosur në Milloshevë

Siguri

Siguri/ Dy të arrestuar për grabitjen e armatosur në Milloshevë

news image

Dy persona janë arrestuar dje për vjedhjen e armatosur që kishte ndodhur më 15 dhjetor 2019, në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Të dyshuarit janë arrestuar në lokacione të ndara, ndërsa te njëri prej tyre gjatë kontrollit është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me 4 fishekë.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/