Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të tyre, përfshirë shtëpinë, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 209.1 gram, dy telefona celularë dhe 40 euro.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/