Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 02:30, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, policia ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit të veturave ështe hasur substancë e dyshuar narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali, substanca narkotike dyshohet se është e llojit marihuanë.
Rasti në fjalë është hapur si ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar. /Gazeta Sinjali/