Gjiganti në Gjermani, Schalke 04 dhe skuadra tjetër, Leipzing, janë vënë në kërkim të kosovarit, Milot Rashica, i cili ka fituar emrin ‘Raketa’ në Gjermani pas paraqitjeve të mira.
Sipas mediumit gjerman, “Sport Bild” Schalke është vënë në kërkim të kosovarit 23-vjeçar, por që është duke hasur në konkurrencë nga Leipzing.
Sipas asaj që shkruan ky medium Rashica kishte qenë synim i Benficës verën e kaluar, por që oferta 18 milionë euro ishte refuzuar.
Megjithatë Rashica e ka bërë të qartë se synimi i tij është të qëndrojë në Gjermani, ose të kalojë në njërën prej tri ligave të famshme botërore: Spanjë, Itali apo Angli.
Kujtojmë se Rashica është në bisedime me skuadrën e tij aktuale për ta vazhduar kontratën, por që pika e mos marrëveshjes mes tyre është klauzola e lartë e cila për kërkohet të vendoset nga Werder për shitjen e Rashicës./Gazeta Sinjali/