image Dy shkolla në Fushë Kosovë kalojnë në mësimin online

Arsim

Dy shkolla në Fushë Kosovë kalojnë në mësimin online

news image

Shkolla e Mesme e Lartë “Hivzi Sylejmani” dhe shkolla fillore e mesme e ulët “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë kanë kaluar në mësimin online si pasojë e rasteve me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Islam Shabani, i cili theksoi se në shkollën fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno”, janë gjashtë mësimdhënës dhe 11 nxënës pozitivë me koronavirus.

Ai po ashtu tregon se te infektuarit kanë disa simptoma të zakonshme të këtij virusi, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik.

“Po është mbyllë sepse janë 6 mësimdhënës dhe 11 nxënës me COVID-19, andaj edhe në bazë të rekomandimeve të IKSHP=së është  për opsionin e variantit C, edhe është paraparë. Po gjendja e tyre është kryesisht mirë , janë në vetizolim, por kanë disa probleme si zakonisht, kolli, temperatura, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik”, tha Shabani.

Ndërsa, në Shkollën e Mesme të Lartë “Hivzi Sylejmani”, i pari i Arsimit në këtë komunë deklaroi se janë katër arsimtarë, një punëtore teknike dhe 12 nxënës të infektuar me koronavirus dhe se gjendja e tyre nuk është e mirë .

“Po, e njëjta gjë. Aty janë 4 arsimtarë, 1 punëtore teknike dhe janë diku 12 nxënës. Sipas fjalëve të drejtorit ka më shumë sepse nuk janë testuar edhe thotë që gjendja është e keqe, kanë kollë shumë”, tha ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë testuar edhe mësimdhënës dhe nxënës të tjerë.

“Janë testuar bukur shumë, 7 klasë i kemi pasë online deri tash. Por në momentin kur dje kanë dalë edhe dy arsimtarë, janë bërë 4 arsimtarë edhe na është propozu dmth që të shkohet online, po ashtu edhe në atë shkollë për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/