image Dy serbë ia rrahin djalin në Mitrovicën Veriore, nëna shqiptare e raporton rastin në Polici

Kosovë

Raporti/ Dy serbë ia rrahin djalin në Mitrovicën Veriore, nëna shqiptare e raporton rastin në Polici

news image

Një nënë shqiptare në Mitrovicën Veriore ka raportuar në Polici se dy serbë ia kanë rrahur djalin e saj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Oslobogjenje”.

Policia njofton se djali i saj ka pësuar lëndime të lehta trupore. Atij i është ofruar edhe tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.

Policia është duke e trajtuar këtë incident si “shkaktim i përqarjes dhe mosdurimit”. /Gazeta Sinjali/