image Dy sekretet e jetëgjatësisë nga japonezja 119-vjeçare

Shëndeti

Dy sekretet e jetëgjatësisë nga japonezja 119-vjeçare

news image

Nuk e kuptojmë se cilat janë sekretet që çojnë në jetëgjatësi. A është thjesht një çështje gjenesh? A e luan fati rolin më të madh?

Sipas njeriut më jetëgjatë sot (dhe i 3-ti ndonjëherë) Kane Tanaka, i cili ka kaluar 2 Luftëra Botërore, gripin spanjoll dhe aktualisht, koronavirusin, ka disa zakone që e mbajnë atë gjallë. Sot ajo jeton në një shtëpi të moshuarish dhe shpreson të kalojë 122, për të arritur rekordin e njeriut më të gjatë deri më sot.

Siç kemi mësuar, janë dy zakone të përditshme që kontribuojnë në jetëgjatësinë e lakmuar. Së pari, ajo zgjohet çdo ditë në 6 për të mos humbur ditën e saj. Së dyti, ajo pëlqen matematikën dhe enigmat aritmetike. Ajo kujdeset t’i mbushë pasditet e saj në këtë mënyrë. Zakonisht, nëse dini matematikë dhe zgjoheni shumë herët, ekziston mundësia që të kaloni 100, shkruan abcnews.

Por Tanaka pohon se familja e saj, besimi në Zot, gjumi i mirë, dieta e duhur dhe qëndrimi i saj optimist e ndihmuan të arrijë deri këtu ku është. Gjithashtu, sigurisht që ndikon edhe fakti që është qytetare e një vendi me normat më të larta të jetëgjatësisë (84.2 mesatarisht).

/GazetaSinjali/