image Dy rastet e para me koronavirus në Skënderaj janë nga Buroja e Thaçit

Kosovë

Shëndetësi/ Dy rastet e para me koronavirus në Skënderaj janë nga Buroja e Thaçit

news image

Sot janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Komunën e Skënderajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, dy të prekurit janë nga lagjja Thaçi e fshatit Burojë të Skënderajt dhe të njëjtit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

“Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19. Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjja Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, ka shkruar Jashari në Facebook.

I pari i Skënderajt ka kërkuar nga banorët e këtij fshati që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, derisa shtabi emergjent i kësaj komune të merr vendim për hapat e mëtejshëm./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/745229269347060?__xts__[0]=68.ARAtqtUWT5cY7nJYhu6OOg3vspl7F430dvRPx87edmFaOhQOn2uZl70nUrI6kkK1BUo4AcnWv_1YninWXTLaOWO4yqW4d1H7YhP20VisT0YpYl1bpn4YG-kB3enFXz1Z_FFrIWvMTgdxSjFxFiWdbh7s74xwsjUegh5ck_6pkHxo8QL7Tp4AvzVnGIgy5rcjqRSt0oPTGcqksp32GgfnIraRxeMWHX_rDn_oLcMmugXM6LYPlJ-y2jqvSXp45dKb_OYRVdX8E-Wg8sIOn8B6rsOI-LdUnTNmvhfozbDjt-Nq7EBXvy4AGIcmsTK3vUEJriYMB60Q6JwBfxSxoJs&__tn__=-R