image Dy raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19 në Malishevë gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

Dy raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19 në Malishevë gjatë 24 orëve të fundit

news image

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës, një person është shëruar nga COVID-19, një ka vdekur dhe janë regjistruar dy raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare të kësaj komune përmes një postimi në Facebook.

“Rastet e reja vijnë nga fshatrat Bubavec dhe Berishë, ndërsa numri i rasteve aktive është 93”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gjendja e përgjithshme me koronavirus në Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, të prekur me COVID-19 janë regjistruar gjithsej 477 persona, prej tyre 355 janë shëruar, 29 kanë vdekur dhe raste aktive janë edhe 93 persona. /Gazeta Sinjali/