image Dy raste të dhunës në familje brenda ditës në Gjakovë, përfundojnë në spital dy gra

Siguri

Dy raste të dhunës në familje brenda ditës në Gjakovë, përfundojnë në spital dy gra

news image

Gjatë ditës së djeshme, sipas raportit të policisë së Kosovës, në Gjakovë, kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje.

Në të dy rastet, të cilat nuk kanë asnjë ndërlidhje mes vete, burrat të cilët kanë shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj grave të tyre, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, gratë viktima, pas lëndimeve trupore të pësuara, janë dërguar për në spital për tretman mjekësor.

Në njërin rast, pasi prokurori i ka shqiptuar masën e ndalimit të dyshuarit, ai ka shfaqur ankesa shëndetësore, dhe sipas psikiatrit ai është dërguar për në psikiatri, por nën përcjellje të policisë./ Gazeta Sinjali/