image Dy problematikët e Interit dëshirojnë të qëndrojnë

Futboll

Dy problematikët e Interit dëshirojnë të qëndrojnë

news image

Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal dëshirojnë të qëndrojnë tek skuadra e Interit.

Futbollistët kilianë, Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez duan të qëndrojnë tek “Nerazzurrët” për të treguar vlerën e tyre nën trajnerin e ri, Simone Inzaghi.

Sipas “Tuttosport.com”, dyshja kiliane dëshiron që të tregojë vetën nën urdhërat e trajnerit të ri dhe nuk kanë ndërmend të shkojnë gjëkundi.

Arsye tjetër është se ata dëshirojnë të mbajnë formën e mirë për Kupën e Botës “Katar 2022”. Vidal ka ndjekur këshillat e trajnerit personal, Juan Angel Ramirez Diez dhe nuk ka ndërmend largimin nga Interi, e njëjta vlen edhe për Sanchez.  /Gazeta Sinjali Sporti/