image Dy persona të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë

Siguri

Dy persona të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë

news image

Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë, konkretisht te lagjja 29, ku një burrë ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në rrugën “Lekë Dukagjini” në qytetin e Ferizajt. Rastin në polici e ka raportuar vëllai i të zhdukurit, i cili ka deklaruar se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk kthyer më.

Policia e Kosovës bënë të ditur se për të dy rastet është duke zhvilluar hetime./GazetaSinjali/