Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në pasditen e sotme, kanë mbetur të lënduar dy persona, ku të njëjtit kanë pranuar ndihmë mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale si dhe lëndime trupore ka marrë shoferi i kamionetës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se njësitë relevante për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke e trajtuar rastin.