image Policia jep detaje për vetaksidentin në Krivovë, ku u lëndua një person - Sinjali

Policia jep detaje për vetaksidentin në Krivovë, ku u lëndua një person

news image

Një person është lënduar nga një vetaksident që ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Krivovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili njoftoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Gjithashtu ai bëri të ditur se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga humbja e kontrollit mbi automjet dhe nga shpejtësia është aksidentuar duke goditur një pompë të derivateve.

Në vendngjarje kanë dalë njësia për menaxhim dhe kontroll në autostradë si dhe zjarrfikësit.

Duke ditur se edhe jemi në javën kombëtare të sigurisë rrugore kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit, dhe të respektojnë kufizimet e shpejtësisë në rrugë dhe shenjat e trafikut në përgjithësi, sepse masa ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre që kryejnë kundërvajtje në trafik“, ka deklaruar Hoxha.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin