image Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Kosovë

Komunikacion/ Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj

news image

Tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:15, në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Raportohet se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, rreth orës 16:15 është raportuar një aksident trafiku me lëndime, tri automjete janë të përfshira. Njësitet relevante policore janë marrë me rastin”, ka thënë Hoxha./Gazeta Sinjali/