image Arrestohet për krime lufte një serb nga Istogu - Sinjali

Policia/ Arrestohet për krime lufte një serb nga Istogu

news image

Është arrestuar një shtetas serb nga Istogu nën dyshimin se ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

“Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka shoqëruar një person të nacionalitetit serb për intervistim”, ka thënë Hoxha./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin