image Dy persona sulmojnë fizikisht në mes të rrugës një 19-vjeçar në Prishtinë

Siguri

Dy persona sulmojnë fizikisht në mes të rrugës një 19-vjeçar në Prishtinë

news image

Foto ilustruese


Sulmet fizike me të cilat përballen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën ‘Jakovë Xoxa’ në Prishtinë, një person dyshohet se është sulmuar nga dy të tjerë.

Sinjali mëson se 19-vjeçari ishte duke ecur rrugës në momentin që u sulmua nga dy të dyshuarit, njërin prej të cilëve ka arritur që ta identifikojë me emër dhe mbiemër.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren kur të arrestohen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/