image Dy persona kapen me drogë në mes të ditës në Gjakovë

Siguri

Dy persona kapen me drogë në mes të ditës në Gjakovë

news image

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:15, në rrugën Tefik Çanga në Gjakovë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët ishin në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti kanë marrë vesh se gjatë kontrollimit të tyre nga Policia, këta të fundit kishin gjetur dhe konfiskuar sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë, në sasi prej 154 gram.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me urdhër të prokurorit.

/Gazeta Sinjali/