image Dy persona e kërcënuan një gjyqtar në Ferizaj, shkak shpallja e aktgjykimit

Siguri

Dy persona e kërcënuan një gjyqtar në Ferizaj, shkak shpallja e aktgjykimit

news image

Një gjyqtar është kërcënuar dje nga dy të dyshuar pasi kishte shpallur aktgjykim ndaj të pandehurit, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën Sali Çeku në Ferizaj, rreth orës 15:25.

“Dy të dyshuarit, pas shpalljes se aktgjykimit ndaj të pandehurit, dyshohet se kanë kanosur gjyqtarin e lëndës. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje me këtë është konsultuar edhe prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Gazeta Sinjali/