image Dy ndeshjet e Kosovës për muajin mars: Ethe dhe adrenalinë

Futboll

Dy ndeshjet e Kosovës për muajin mars: Ethe dhe adrenalinë

news image

Kosova do të luajë me skuadrën e Izraelit si mysafir me datën 25 mars, si dhe do ta presë në Fadil Vokrri skuadrën e Andorrës tre ditë më vonë, më 28 mars.

Aq sa konsiderohet ndeshje jo të lehta, po aq mund të konsiderohen edhe jo të vështira, marrë parasysh faktin lojën e bukur që po e zhvillojnë lojtarët e Kosovës në kampionate të ndryshme evropiane këtë sezon.

Njëri nga ta sigurisht se është golashënuesi më i mirë tashmë i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen me skuadrën e Mallorcas në La Liga, duke e përmendur së fundi golin e tij ndaj Real Madridit, i cili ngriti edhe më shumë vlerat e tij duke bërë kudo jehonë në Spanjë, gol nga ku klubi spanjoll mori tre pikë që mund të rezultojë deçiziv në fund për fatin e tyrëe në kampionatin spanjoll.

Përzgjedhësi i Kosovës, tekniku francez Alan Giresse ka nisur tashmë të aplikojë lojën e tij me dardanët, duke rënë në sy loja e bukur, e cila po jep adrenalinë dhe emocion. Giresse pritet të përgatisë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion të kombëtares në parakampionatin e Europianit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani dhe në disa vende të tjera të saj.

Analiza e lojës

Loja e Kosovës është kryesisht e re dhe skuadra e Giresse tashmë ndodhet në një fazë tranzicioni, por ka optimizëm se do të jetë shpresëdhënës për të na lartësuar si kombëtare, duke u ngritur në majat e futbollit evropian, dhe pse jo edhe të shpresohet për ndonjë mrekulli në Botëror, i cili mbahet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026.

Sulmi

Lojë pritet fokusohet kryesisht nga krahët dhe përmes tyre të kërkohet shtatlarti, Vedat Muriqi, prej të cilit janë shpresat më të mëdha për të ndihmuar kombëtaren me gola, pas formës impresive me klubin spanjoll.

Mesfusha

Si reparti kyç i një formacioni, mesfusha sigurisht se është ‘strumbullari’ i lojës së dardanëeve, ura lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit. Fokusi i Giresse do të jetë pikërisht ky repart, për ta gjetur një treshe e cila duhet të jetë më e frytshme për të pasur gjasa më të mëdha për të fituar një ndeshje.

Mbrojtja

Padyshim, dy mbrojtësit më të spikatur për pozitën e qendrës janë Amir Rrahmani e Ibrahim Dresevic. Rrahmani është duke lënë gjurmë të mëdha tek klubi italian Napoli këtë sezon, ku po shkon fuqishëm drejt titullit të Serie A. Me këtë tandem, kemi një mbrojtje më kompakte dhe efikase, dhe që mund të çojnë topa të gjatë në drejtim të sulmit. Mbrojtja tek ne është deçizive sepse shumicën e golave i kemi pësuar në gjysmën e dytë të lojës ose në fund të ndeshjes, çka ka bërë që të eliminohemi në fazën paragrupore të Euro 2020 dhe të Botërorit 2022./LisGorani/

/GazetaSinjali/