Pjesëmarrja në Kupën e Botës si tifoz është një përvojë që duhet bërë të paktën një herë. Gjithsesi, për të realizuar këtë ëndërr, duhet të kesh në dorë biletat e eventit për fazën finale të Botërorit. Por si mund të blihen biletat për Katar 2022 dhe mbi të gjitha sa kushtojnë biletat e Kupës së Botës? Këtu janë të gjitha informacionet për ata që kanë vendosur të bëjnë udhëtimin dhe të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit.
Natyrisht, diapazoni i kostove varion shumë, në varësi të ekipit kombëtar që vendosni të ndiqni, ulëseve në stadiumin që zgjidhni, ndeshjes që dëshironi të shihni në stadium. Dhe mbi të gjitha kini parasysh se ka edhe kosto të tjera, jo modeste, për udhëtimet, hotelet, përveç vajtjes rreptësishtë me avion.
Për ndeshjet e para, për shembull, në fazën e grupeve, çmimet janë nga 250 deri në 800 rial, monedha vendase e Katarit, dhe që shkon midis 62 dhe 200 euro për çdo ndeshje. Për fazën me eleminim sigurisht që çmimet do të rriten, deri në finalen e 18 dhjetorit. Për të parë dhe shijuar ndeshjet, biletat do të kushtojnë nga 2200 deri në 5850 rial (midis 550 dhe 1460 euro).
Biletat për Kupën e Botës 2022 në Katar të vëna në dispozicion nga FIFA pothuajse u shitën menjëherë: gati dy milionë e gjysmë bileta ishin shitur tashmë nga mesi i gushtit.