image 42 milionë dollarë do t’i fitojë fituesi i Kupës së Botës

Futboll

42 milionë dollarë do t’i fitojë fituesi i Kupës së Botës

news image

Ka nisur tashmë Kampionati Botëror 2022 që po zhvillohet në Katar.

32 shtete do të luftojnë gjatë 28 ditëve të ardhshme për ta rrëmbyer trofeun më të rëndësishëm të futbollit në rruzullin tokësor.

Por, sa do të fitojë skuadra që do t’oa dal që ta rrëmbejë Kupën e Botës në këtë edicion?

FIFA konfirmoi në muajin prill të këtij viti se kampionët e Kupës së Botës në Katar do të marrin 42 milionë dollarë.

Kjo është një shifër me rritje prej 4 milionë dollarësh krahasuar me vitin 2018 dhe vazhdon një trend i rritjes së shpërblimit nga Botërori në Botëror.

Përpara vitit 2006, skuadrat fituese të Kupës së Botës nuk fituan kurrë më shumë se 10 milionë dollarë, me kampionët e vitit 1982, Italinë që u morën rreth 2.2 milionë dollarë.

Në vitin 2002, pati një shtysë të madhe nga ekipet kombëtare që FIFA të rriste shpërblimet, me rritjen e të ardhurave nga Kupa e Botës që siguronte që fitime të tilla t’u jepeshin skuadrave të suksesshme që atëherë.

/GazetaSinjali/