image Dy humbje në dy ndeshje, Kosova e “gjunjëzuar” por ende ka shpresë

Basketboll

Dy humbje në dy ndeshje, Kosova e “gjunjëzuar” por ende ka shpresë

news image

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll , ka humbur dy ndeshjet e zhvilluara në kuadër të parakualifikimeve për Kampionat Botëror, por në kampin Dardan ende ka shpresë.

Kosova pësoi humbje nga Sllovakia dhe Islanda, ndonëse basketbollistët tanë ishin optimist që do të fitojnë, shkruan Sinjali Sportiv.

Islanda ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve dhe kryeson grupin, ndërsa  Sllovakia dhe Kosova kanë nga gjashtë, kurse Luksemburgu pesë.

Në dy përballjet e ardhshme Kosova do të përballet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë dhe nëse arrijnë t’i mposhtin të dyjat, atëherë mund të kalojnë grupin e parakualifikimeve.

Këto dy ndeshje do të zhvillohen gjatë muajit shkurt 2021 dhe përfaqësueses mundet t’i buzëqeshë fati sepse i rikthehen disa basketbollistë nga lëndimet dhe gjithashtu rikthehet kapiteni Dardan Berisha i cili la një boshllëk të madh me mungesën e tij në këto dy ndeshje.

/Sinjali Sportiv/