Sot rreth orës 13:00, policia ka pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Bazuar në të dhënat e para dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy grupeve, të cilët kanë vazhduar të shtënat edhe pasi janë futur në veturat e tyre, me të cilat kanë lëvizë në rrugën e sipërshënuar.
Nuk raportohet për të lënduar, policia po punon në identifikimin e personave që dyshohet se gjuajtjen me armë.
“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha policia, transmeton Sinjali.