Në Prishtinë e Lipjan dje janë arrestuar dy burra për veprën penale dhunë në familje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën me dije se burri nga Prishtina kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Ndërsa, në Lipjan një burrë është arrestuar me dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kroate, me të cilën bashkëjeton.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.