Arsenali e ka nisur mbarë edicionin e ri 2022-23 të Premier League me një fitore të pastër ndaj Crystal Palace.
‘Gunners’ triumfuan me rezultat 2-0 në “Selhurst Park”.
Golat për londinezët u shënuan nga Gabriel Martinelli në minutën e 20-të, dhe një autogol nga Marc Guehi në minutën e 85-të.
Kujtojmë që Arsenali ishte pa fitore ndaj Crystal Palaces në dy përballjet në ligë sezonin e kaluar, me një humbje dhe një barazim, teksa këtë sezon e nisë me fitore Mikel Arteta ndaj Patrick Vieiras.