Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë dy persona kanë arritur që t’ua vjedhin kuletat dhe telefonat mobilë dy femrave në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.
Policia nuk ka raportuar për ndonjë person të lënduar gjatë grabitjes, por ka bërë të ditur se rasti në fjalë është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/