image Dy fëmijët shqiptarë që shpëtuan nga tërmetet pasi kërcyen nga ballkoni takojnë Ronaldon dhe Buffonin

Futboll

Video/ Dy fëmijët shqiptarë që shpëtuan nga tërmetet pasi kërcyen nga ballkoni takojnë Ronaldon dhe Buffonin

news image

Juventusi ka një ndeshje mjaft të rëndësishme me Lazion ditën e shtunë në “Olimpico” të Romës dhe pikërisht një ditë më përpara, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tifoz bardhezi, u ka bërë dhuratë në hotelin ku qëndron “Zonja” Alesios dhe Aurelit.

Dy fëmijët që prekën të gjithë me videon nga spitali, pasi i kishin mbijetuar tërmetit të tmerrshëm, edhe pse humbën familjarët, u emocionuan jashtë mase teksa takuan Gigi Buffon dhe Cristiano Ronaldon.

Alesio, natyrisht, pret edhe fanellën e Donnarumma, duke qenë tifoz i Milanit (kryeministri Rama i tha se nuk e ka harruar dhe do t’ia sjellë) teksa Aureli ishte djaloshi që ngjalli më shumë hilaritet.

Ronaldo: “A luan futboll?”

Rama: “Po luan! Por është pak mbipeshë”

Buffon: “Nuk ka gjë, me pak stërvitje dobësohet”

Rama: “Faleminderit Ronaldo, ky është një gjest i bukur për popullin tonë”

Ronaldo: “Asgjë, të lutem! Ciao Verratti (i drejtohet Aurelit).