image Ngjarje e rëndë në Fier/ Një 56-vjeçar hidhet nga kati i pestë i ndërtesës - Sinjali

Ngjarje e rëndë në Fier/ Një 56-vjeçar hidhet nga kati i pestë i ndërtesës

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot lagjen “Kryengritja” në Fier, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë së Shqipërisë, një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pasi që është hedhur vetë nga kati i pestë i ndërtesës ku banonte.

P.Sh i cili ka vdekur në vend, sipas policisë, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vethedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin