image Një 60-vjeçare dyshohet se është hedhur nga ballkoni në Tiranë - Sinjali

Një 60-vjeçare dyshohet se është hedhur nga ballkoni në Tiranë

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën e “Dibrës”, pranë Selvisë. Një 60-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Banorët e zonës kanë thënë për mediat lokale se viktima ishte e pamartuar.

Trupi i pajetë ndodhet akoma në vendngjarje, ndërkohë policia ka njoftuar se është duke e hetuar rastin.

Sipas policisë, 60-vjeçarja dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.9.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetasja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shëndetit mendor./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin