image Foshnja mbetet brenda banesës në Tiranë, zjarrfikësit e nxjerrin me shkallë nga ballkoni

Shqipëri

Foshnja mbetet brenda banesës në Tiranë, zjarrfikësit e nxjerrin me shkallë nga ballkoni

news image

Një foshnje ka mbetur e mbyllur brenda në banesë mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Mësohet se foshnja mbeti brenda pasi nënës së tij iu mbyll dera e apartamentit nga jashtë. Menjëherë ajo ka lajmëruar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë vogëlushin.

Ata ndërhynë dhe arritën ta nxirrnin nga ballkoni me anë të shkallëve.

Sikurse duket në foto, fëmija qëndron i qetë teksa një nga zjarrfikësit e mban në krahë, derisa ia dorëzon nënës.

/GazetaSinjali/