image Dy fëmijë në Pejë gjejnë mjet shpërthyes, e vendosin afër shtëpisë

Kosovë

Raporti/ Dy fëmijë në Pejë gjejnë mjet shpërthyes, e vendosin afër shtëpisë

news image

Dy fëmijë të moshës 6 dhe 8 vjeç gjatë shëtitjes në pyll në fshatin Jabllanicë të Madhe të Pejës kishin hasur në një mjet shpërthyes të cilin e kishin marr me vete dhe vendosë afër shtëpisë së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Ratin e ka raportuar në polici gjyshi i fëmijëve.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:55.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy nipat e tij 6 dhe 8 vjeç gjatë shëtitjes në pyll kishin hasur në një mjet shpërthyes të cilin e kishin marr me vete dhe vendosë afër shtëpisë së tyre”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njofton se pas këtij rasti, njësiti policor ka bërë sigurimin e atij mjeti, derisa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurtë,  pa ndonjë incident e ka bërë tërheqjen e mjetit./GazetaSinjali/