Skuadra e Dusseldorf ka barazuar me rezultat 0:0 kundër ekipit të Paderborn.
Tek ekipi vendas për 68 minuta luajti ylli i Kosovës, Valon Berisha që pati një paraqitje tejet të mirë, transmeton Gazeta Sinjali.
Berisha u vlerësua me notën 7.4 nga ‘Sofa Score’, duke qenë lojtari më i mirë për skuadrën e tij.
Kosovari kompletoi 23 pasime dhe bëri 4 pasime kyçe. Ai humbi një shansë për gol dhe fitoj tri duele./Gazeta Sinjali/