image Valon Berisha me shumë mundësi do të kthehet te Lazio

Futboll

Futboll/ Valon Berisha me shumë mundësi do të kthehet te Lazio

news image

Virusi i përhapur tashëmë në krejt botën mund t’ia mohojë futbollistit kosovar transferimin afatgjatë te skuadra gjermane e Fortuna Dyzeldorf.

Shkaku i koronavirusit, futbollisti kosovar gjendet gjithnjë e më larg klubit gjerman. Mesfushori kosovar aktualisht po luan në formë huazimi te skuadra e Bundesligës deri në fund të sezonit,  mirëpo, mediumi gjerman “Express.de” shkruan se paqartësitë, mbi të gjitha në aspektin ekonomik, mund ta shtyjnë klubin gjerman të heq dorë nga Berisha.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Fortuna Dyzeldorf, Lutz Pfannenstiel.

“Në këtë moment është e komplikuar të bësh çfarëdo parashikimi. Ne nuk mund ta dimë se si do të përfundojë e gjithë kjo”.

Berisha e kishte një eksperiencë negative tek Lacio. Ai mund të rikthehet në Romë përkohësisht dhe më pas gjatë verës ta gjejë një klub tjetër.

/Gazeta Sinjali/