image Valon Berisha gati për të dhuruar spektakël, tri ndeshje të Bundesligës sot

Futboll

Futboll/ Valon Berisha gati për të dhuruar spektakël, tri ndeshje të Bundesligës sot

news image

Java e 27-të e Bundesligës do të vazhdoj edhe sot me tri ndeshjet e radhës.

Duke filluar nga ora 13:30, skuadra e Schalkes e pret Augsburgin, transmeton Gazeta Sinjali.

Schalke vjen pas debaklit që pësoi javën e kaluar nga Dortmund, kurse Augsburg  nuk ka shënuar fitore në 6 ndeshjet e fundit.

Kurse nga ora 15:30, Mainz është nikoqir i RB Leipzig. Skuadrës së Red Bull I duhet fitorja për të hyrë përsëri në zonën e Ligës së Kampionëve, kurse Mainzit duhet të fitoj për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Skuadra e Valon Berishës, Dusseldorg nga ora 18:00 do të jetë mysafire e FC Koln. Me një fitore ekipi i kosovarit do të bënte një hap të madhë në luftën për mbijetesë. Kurse skuadra e Kolnit me një fitore do të bënte një hap gjigand për kualifikime në Evropa Ligë./Gazeta Sinjali/