image Muslija ia siguron barazimin skuadrës me një super gol - VIDEO

Futboll

Muslija ia siguron barazimin skuadrës me një super gol – VIDEO

news image

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka shënuar një super gol.

Muslija ka arritur të shpëtojë skuadrën e tij nga disfata kundër Dusseldorfit në Bundesligën 2.

Mesfushori u inkuadrua në lojë në minutën e 82′ kur Hannoveri ishte duke pësuar me rezultat 1-0.

Por, futbollisti kosovar me një gol mjeshtëror të realizuar në minutën 90+2′ arriti që t’i jap një pikë të vlefshme ekipit të tij.

Ishte ky goli i parë i Muslijës i realizuar këtë edicion në Bundesligën 2.

Me këtë barazim tani Hannoveri ka 13 pikë në pozitën e 15-të në Gjermani, ndërsa Dusseldorfi zë vendin e 12-të me 16 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/