image Durrës/ Helmohen 25 punëtorë, thonë se kompania u hodhi bar miu

Shqipëri

Durrës/ Helmohen 25 punëtorë, thonë se kompania u hodhi bar miu

news image

Punonjëset e një fabrike që prodhon tela për automjetet për llogari të një kompanie Gjermane janë helmuar gjatë ditës së sotme vetëm pak minuta pasi kishin shkuar në punë. Pesë prej tyre janë paraqitur në spital me tipike helmimi, si të vjella, marrje mendësh dhe dobësi.

Kishin hedhur ilaç për minjtë dhe nuk na thanë. Në repartin tim jemi rreth 100 gra që punojmë“, tha njëra prej vajzave që po merrte serum në urgjencen e Spitalit rajonal të Durresit, shkruan abcnews.

Në një reagim të mëvonshëm, policia bën me dije se në spital u paraqitën pesë gra të moshave të ndryshme, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

/GazetaSinjali/