image Durrës/ 29-vjeçarja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes, familjarët denoncojnë mjeken

Shqipëri

Durrës/ 29-vjeçarja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes, familjarët denoncojnë mjeken

news image

Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë në Durrës ditën e djeshme, 5 ditë pasi e solli në jetë fëmijën, përcjell Gazeta Sinjali.

Viktima është Ardita Muça nga Arapaj, kurse familjarët po  akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Ishte tezja e të ndjerës ajo e cila ka informuar se familja ka denoncuar mjeken, Migena Prifti, e cila ka ndjekur gjatë shtatëzanisë 29-vjeçaren.

Sipas saj 29-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës sepse asaj nuk i është bërë holluesi i gjakut.

 “Denoncim po. Është për Migena Priftin, që është doktoreshë gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit. Duam drejtësi. Ka vdekur për faji të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollimi i gjakut. A vdes një gocë 29-vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti ? Vetëm tre hollues ka bërë po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk vjen mbrapa por të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”, ka thënë tezja e të ndjerës.

Ndërkohë vjehrri i së ndjerës është shprehur se tashmë i është nxirë shtëpia pas humbjes së 29-vjeçares.

Ma ka pas zbardhur shtëpinë komplet. Tani më është nxirë shtëpia komplet. Nuk i kemi lënë gjë mangët asgjë. Çfarë ka dashur si e ka dashur. E kemi mbajtur si mbretëreshë e veçantë. Vetëm për bebin.” ka thënë vjehrri i 29-vjeçares.

Ndërkaq  në njoftimin e policisë thuhet se viktima ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Durrësit.

 “Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës Ardita Muça, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar”, thuhet në njoftim

Tashmë pritet që prokuroria të sekuestrojë kartelën mjekësore të viktimës dhe të marrë në pyetje mjekët lidhur me pretendimet e familjes./Gazeta Sinjali/