Feronikeli u mposht nga Drita me rezultat 3-1 në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit vendor, transmeton Sinjali Sport.
Kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro, në deklaratën e dhënë ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarit, duke aluduar se ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe.
“Kur arbitri thotë se gaboi pa dashje, sepse edhe ai është njeri dhe mund të gaboj, atëherë jemi gjithçka në rregull. Por, në tri ndeshjet sa kam drejtuar Feronikelin, Drita ka përdorur taktikë edhe jashtë fushe dhe është e papërballueshme për ne që të luajmë kështu ndaj këtij kundërshtari”.
“Ne do të luftojmë deri në fund, sepse Feronikeli e meriton të jetë pjesë e Superligës. E meritoi të ishte edhe pjesë e finales së Kupës, por në këto rrethana sikurse është”, tha Duro.
Feronikeli me këtë humbje bie në vendin e 7-të me 35 pikë, ndërsa Drita ngritet në vendin e parë me 68 sosh. /Gazeta Sinjali Sporti/