image “Duhet harruar narrativa Kosova është Serbi”, Rusia i reagon Escobarit

Rajon

“Duhet harruar narrativa Kosova është Serbi”, Rusia i reagon Escobarit

news image

Zëdhënësja e propagandës ruse, Maria Zakharova, i ka reaguar emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit ka thënë se duhet të harrohet shprehja “Kosova është Serbi” dhe të lëvizet përpara me shprehjet “Kosova dhe Serbia janë Evropë”.

Zakharova lidhur me këtë deklaratë ka shkruar shkurtimisht në “telegram” duke thënë shkurtimisht “Kurrë”, shkruan ‘vijesti.ba’.

Escobar në një intervistë për N1 ka thënë se fillimi i përmirësimit të raporteve Prishtinë-Beograd është në horizont dhe se duhet harruar narrativa “Kosova është Serbi” dhe duhet kaluar në atë që “Kosova dhe Serbia janë Evropë”.

/GazetaSinjali/