image Dugolli: Formimi i asociacionit njëetnik do të thotë luftë pas pak vitesh

Politikë

Dugolli: Formimi i asociacionit njëetnik do të thotë luftë pas pak vitesh

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka thënë se formimi i Asociacionit njëetnik do të thotë luftë pas pak vitesh.

Dugolli ka sugjeruar se në rast të krijimit të një asociacioni në Kosovë, mund të ngjajë sikur në Bosnjë e Hercegovinë.

“Formimi i një asociacioni njëetnik nënkupton përgatitjen e një lufte pas pak vitesh. Sikur që ka ndodhur në Bosnje e Hercegovinë. Pas formimit të asociacionit ka filluar lufta atje”, ka thënë Dugolli në T7.

“Është i njëjti skenar, është e njëjta metodologji e punës e Serbisë që tenton t’i instrumentalizojë serbët lokalë që të bëjë pengesa në avancimin e një shoqërie demokratike”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila aktualisht e mban pushtetin, është duke e kundërshtuar ashpër insistimin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit për komunat serbe.

Drafti i Asociacionit është publikuar sot nga organizata Friedrich-Ebert-Stiftung, ndërkaq ambasada amerikane do ta mbajë nesër, 31 janar, një takim me institucione, opozitarë e përfaqësues të organizata të shoqërisë civile për këtë çështje.

/GazetaSinjali/