image Dron në ndeshjen e Shqipërisë, publiku reagon duke thirrur “Rama ik”

Futboll

Dron në ndeshjen e Shqipërisë, publiku reagon duke thirrur “Rama ik”

news image

Një dron që mbante një banderolë politike është parë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Hungarisë në “Elbasan Arena”.

Dron mbante mbishkrimin “Taulant, Elbasani ty të do”. Taulant Balla është një politikan nga ky qytet dhe i takon Partisë Socialiste.

Mirëpo mbishkrimi nuk u prit aspak mirë nga tifozët të cilët filluan me thirrjet “Rama ik”.

Kujtojmë se grupimet e tifozëve të Shqipërisë nuk e kanë përkrahur Ramën në zgjedhjet e fundit në Shqipëri dhe janë ankuar shpesh për trajtimin që u bëhet nga autoritetet.

Po ashtu, shumë ish-lojtarë të kombëtares kuq e zi kanë përkrahur kandidatin e PD-së, Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit.   /Gazeta Sinjali Sporti/